Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë oficeri i Policisë, Murat Dervishaj. Lajmi u bë i ditur në rrjetin social “Facebook”, nga familjarët e të ndjerit.
I ndjeri ishte ushtar i UÇK-së dhe një nga oficerët e parë të Policisë së Kosovës.
“Pas një sëmundje të rënd dhe kronike është ndarë nga jeta ish-luftëtari i lirisë dhe oficeri i Policisë së Kosovës Murat Dervishaj – BALI. Ai ishte ndër pjesëtarët e parë të Policisë së Kosovës në stacionin policor në Skenderaj. Bali siç e thërrisnin të gjithë gëzonte respekt dhe vlerësim të jashtëzakonshëm në popull por edhe ishte shumë i përkushtuar në punën e tij. Varrimi i të ndjerit bëhet sot më 11.05. 2023 në orën 17:00 në vendlindjen e tij në Kostërc të Skenderajt”, thuhet në njoftim.
