Prishtinës po i shtohen 5 shkolla të reja, tha drejtoresha e arsimit, Besiana Musmurati, përmes një postimi në Facebook.
Ajo tutje njoftoi se shkollat e reja që do të ndërtohen janë në lagjet Arbëria, Mati1, Kalabria, Veternik dhe Qender.
Këto shkollat të reja do të ndërtohen me parteritet publiko-privat, në bashkëpunim me Bankën IFC, ka njoftuar ajo.
“Modelin e partneritetit publiko-privat të filluar më heët për ndërtimin e shkollave, po e zgjerojmë edhe për 5 shkolla të reja. Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimit.
Lokacionet preliminare të shkollave të reja janë në lagjet”, shkruan Musmurati.
