Tahiri: Qeveria të veprojë sa nuk është vonë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin për ikjen e të rinjëve nga Kosova, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosveprimin për të penguar këtë fenomen që po e lë Kosovën pa profesionistë pa rini e pa shpresë. Ai propozon që Qeveria e Kosovës të rishikojë rritjen e koeficientit të pagës për të punësuarit në sektorin publik dhe të zhbllokojë mjetet e projekteve kapitale në sektorin ekonomik.

Një fenomen i rrezikshëm në vendin tonë ka nisë tash e së paku një vit, Kosovën po e lëshojnë e po ikin në vendet tjera, jo vetëm njerëzit e papunë, por për më keq, njerëzit që janë të punësuar në sektorin publik dhe sektorin privat. Në qoftë se vazhdon ky trend për të cilin Qeveria nuk është duke marrë asnjë masë, asnjë veprim për ta penguar, Kosova rrezikon të jetë pa profesionistë, pa rini dhe pa shpresë. Një plan konkret për pengimin e migrimit dhe krijimit të kushteve lidhet me dy veprime që si Aleancë i kemi sugjeruar: e para, me rishikim buxhetor rritja e koeficientit të pagës për të punësuarit në sektorin publik; e dyta, në sektorin ekonomik të dislokohen dhe zhbllokohen mjetet e projekteve kapitale. Fatkeqësisht, deri sot, nuk ka asnjë veprim. Veprimet e vetme janë ato që e stimulojnë ikjen: rritja e çmimit të tatimit në pronë, rritja e çmimit të rrymës, rritja e çmimit të secilit produkt dhe mos ngritja e pagave”, ka shkruar ai.

tutje ai i ka bërë thirrje Qeverisë të veprojë tash derisa nuk bëhet vonë për këtë vend që vuajti shumë e që luftojë shumë për lirinë e atdheut të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *