Gjenden nëntë trupa pas zjarrit në një shtëpi pushimi në Francë

Nëntë trupa janë gjetur dhe dy persona të tjerë dyshohet se kanë vdekur pas një zjarri që ndodhi në një shtëpi pushimi për persona me aftësi të kufizuara në të mësuar në Francë.

Gati 80 zjarrfikës u dërguan për t’i ndalur flakët që shpërthyen në La Forge.

Personat e zhdukur konsiderohen “të vdekur potencialisht”, sipas një zyrtari lokal.

Zjarri tashmë është shuar, por ende nuk dihen shkaqet e tij, raporton BBC.

17 persona janë evakuuar nga ndërtesa, ndërsa të paktën një person është dërguar në spital.

Një kërkim për trupat e dy personave të mbetur të zhdukur është duke u zhvilluar, u tha gazetarëve kreu i operacionit të shpëtimit.

Zjarri shpërtheu pranë Wintzenheim, afër kufirit gjerman dhe rreth 70 kilometra në jug të qytetit të Strasburgut.