Sali Berisha, njëri ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, është përballur sot me një situatë të pazakontë gjatë kohës kur ai doli për të votuar në zgjedhjet që po mbahen sot për zgjedhjen e kryebashkiakëve në Shqipëri, kjo kur pajisja elektronike nuk ka arriturt’ia njohë shenjat e gishtave si identifikim. Bashkëshortja e tij këtë proces e kaloi pa problem para tij dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Megjithatë, kjo ishte një problem në mbarë vendin mëngjesin e së dieles kur nisën votime në zgjedhjet lokale në shtetin shqiptar.
Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se qytetarëve që janë paraqitur për të votuar në disa nga qendrat e votimit të kësaj njësie, u është thënë të largohen e të paraqiten pas dy orësh për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit.
