Sot në zgjedhjet për kryebashkiakë në Shqipëri, ka votuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, në qendrën e votimit në Surrel.
Rama tha se shpreson që situata e krijuar nga KQZ-ja, të mos ketë ndikuar në ata persona që duan të votojnë.
“Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre. Shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ata që duan të votojnë, të gjithë ata mund të jenë të dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”, ka thënë Rama.
