Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq akoma nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo, ndërkaq policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona të gjata, përgjatë kësaj rruge.
