Një burrë nga Ferizaj, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij, kjo pas një konflikti që po ndodhte mes tyre.
Si pasojë e dhunës, 23 vjeçarja kishte marrë lëndime trupore si dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor ku ësht5 duke u përballur me denoncimin e bërë nga e fejuara ndaj tij.
Të njejtit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor si dhe do të hetohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
