Tërbohet deti në Shqipëri, kërkohet ndalimi i mjeteve lundruese në det

Shqipëria është zgjuar nga reshje të dendura të shiut dhe një erë e fortë.

Nisur nga këto kushte atmosferike, kapiteneria e Vlorë ka njoftuar se është ndaluar dalja në det e të gjitha mjeteve të vogla lundruese.

Kjo masë ndaluese ka hyrë në fuqi që sot në orën 08:00 dhe do të jetë në zbatim të paktën deri në orën 16:00 të së nesërmes, ku pritet të ketë një përmirësim të motit.

Ndërkohë, sa i përket anijeve të transportit ndërkombëtar detar, ato do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *