Nga vërshimet e fundit që kanë ndodhur në kryeqytet e kanë pësuar shumë fermer në fshatra të kësaj komune.
Për këtë shkak, drejtori i bujqësisë në komunën e Prishtinës, Plator Gerdovci, ka bërë thirrje drejt fermereve që të bëjnë kërkesë për vlerësim të dëmeve, shkruan Drejt.info.
“ Reshjet atmosferike të ditëve të fundit janë përcjellur me vërshime, duke u shkaktuar dëme fermerëve të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Vranidoll, Barilevë, Progovc dhe Drenovc.Bashkëndaj shqetësimin me fermerët e dëmtuar, të cilët përmes bujqësisë sigurojnë bukën e gojës dhe mbajnë familjet e tyre. Drejtoria e Bujqësisë fton të gjithë fermerët që kanë pësuar nga vërshimet të bëjnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Prishtinës. Gjithmonë pranë fermerëve tanë 🙏”
