20-21 maj, janë datat kur do të zhvillohet Turneu i boksit “Lah Nimani”

Federata e boksit të Kosovës, ka njoftuar në lidhje me përgatitjen e organizimit të turneut traditcional ndërkombëtarë, i 15-ti me rradhë, “Lah Nimani”.

Ky organizim do të mbahet gjatë datave 20 dhe 21 maj, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë turne do të marrin pjesë boksierë nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe nga Kosova.

Ndërkaq,  gjysmëfinalet do të zhvillohen më 20 maj nga ora 16:00, ndërsa finalja më 21 maj, nga ora  12:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *