Dy zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë një të dyshuar në Gjilan, i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti.
Rasti ka ndodhur të mërkurën pasdite në qendër të Gjilanit ndërsa me urdhër të prokurorit është hapur rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
