Shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në kryeqytetin Kiev dhe në katër rajone të tjera të Ukrainës, Kharkiv, Lviv, Rivne dhe Khmelnytskyi.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në një mesazh Telegram se Rusia “sulmoi përsëri nga ajri” kryeqytetin ukrainas.
“Armiku vazhdon të përdorë taktikat e sulmit në disa valë, me intervale ndërmjet grupeve të dronëve sulmues”.
