Maxhuni: Kusari-Lila, është ish punëtore e Hashimit, Pacollit e Mustafës, tashmë edhe e Kurtit

Anëtari i kryesisë së NISMA-s, Albert Maxhuni, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, pas deklaratave së ushtruesës së detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila “shpërtheu” ndaj opozitës.

Maxhuni, e ka quajtur  Mimoza Kusari-Lila, si ish punëtorëve e Hashim Thaçit, Pacollit, Mustafës dhe tash së fundmi e kryeministrit Kurti, gjersa shton se e njejta duhet të dalë me një njoftim në lidhje me finalizimin e projekteve e që sipas Maxhunit, këto dy vitet e fundit përveç shpenzimeve 200.000 euroshe, nuk ka pasur asgjë tjetër.

“Për informimin e ish punëtores së Hashim Thaçit, Behxhet Pacollit, Isa Mustafës dhe tash të Albin Kurtit. Kusari-Lila ju ftoj të na njoftoni se cili projekt është perfunduar për dy vjet e tre muaj përveç shpenzimeve të 200.000€ në udhëtime, dreka dhe derivateve gjatë vitit 2022 në MINT”, shkruan ai.

Ndër të tjera, ai thotë se përgjatë dy viteve janë ndërtuar 3 zona ekonomike, nga Ministri i NISMA-s, e cila sot u kritikua nga vetë Kusari-Lila, derisa thotë se sjellja e investitorëve të huaj në Kosovë nga MTI, është investimi i parë strategjik që ka përmbushur kriteret.

“MTI nën udhëheqjen e Ministrit të NISMA-së për dy vjet janë ndërtuar 3 zona ekonomike(Vushtrri, Lipjan, Viti) inkubatori i bizneseve në Drenas. Sjellja e investitorëve të huaj (SOWI Kosova një projekt në energjinë e ripërtërishme të erës në vlerë prej 169 milionë euro, investim gjermano-izrealit në partneritet me Kosovën, është investimi i parë strategjik që ka përmbushur kriteret).
Udhëzimi Administrativ që obligon operatorët ekonomik që ta vendosin flamurin e origjinës së produktit nëpër dyqane, në mënyrë që konsumatorët të njoftohen me origjinën e mallrave që blejnë”, ka potencuar ai.

Kujtojmë se ky reagim erdhi pas një deklarate  të Ushtruesës së detyrës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e ftuar nga opozita për të diskutuar lidhur me punët e ministres së MINT-it, Rozeta Hjadari, e cila më pas ka “shpërthyer” ndaj opozitës, duke i kritikuar për punën dhe veprimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *