Policia e Kosovës bëri të ditur se një person i moshës madhore pasditen e së enjtes është qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile.
Më tej nga Policia e Kosovës u bë e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën “Bardhyl Qaushi”-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë). Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.
