Gërdovci: Për shumë vite nuk i është dhënë rëndësia e mjaftushme bujqësisë në Prishtinë

Sot “N’kolon me Shoqen” i ftuar i radhës ishte drejtori për Bujqësi në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci.

Gërdovci ka treguar se si ka ardhur deri tek posti që ai tashmë e ka si drejtor i bujqësisë në komunën e Prishtinës. Duke thënë se edhe nëse do ishte kthyer edhe njëherë mbrapa do ta zgjidhte po të njëjtin sektor që ai tash udhëheq, shkruan Drejt.info.

“Mendoj që për shumë vite nuk i është dhënë rendësi e mjaftueshme bujqësisë në komunën e Prishtinës dhe përkundër potencialit shumë të madhë që e ka dhe normalisht që ka qenë sfidë për mua për me e marrë, por normalisht që ne jemi të rinjë dhe sfidat duhet t’i pranojmë dhe të punojmë maksimalisht. Kështu që kjo ka qenë kryesisht arsyeja pse e kam pranuar si sfidë. Prapë me u kthy mbrapa do ta merrja drejtorinë e njejtë. As sot nuk e shkembejë me asnjë drejtori tjetër”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *