Policia e Kosovës tha se ruan rendin, teksa grupe të serbëve po protestojnë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe.
Sipas Policisë së Kosovës, protestuesit në Zveçan kanë tentuar të hyjnë “me dhunë në objektin” e kësaj komune.
“Para objektit të komunës së Zveçanit, protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, u tha në njoftimin e Policisë.
Policia ftoi serbët që të protestojnë në mënyrë të qetë “dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme”.
