Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua nga Zhuri i Prizrenit, e cila ka denoncuar burrin me të cilin bashkëjeton që një kohë.
Bëhet e ditur, se 44-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti verbal me të dyshuarin, ky i fundit ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj dhe është larguar nga shtëpia.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e të dyshuarit, por i njëjti akoma nuk është kapur.
Ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.
