Mjeku nga QKUK-ja tregon se gjendja e dy nxënësve është stabile, njëri ka djegie serioze

Mjeku kujdestar në Klinkën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori ka dhënë detaje në lidhje me lëndimin e dy nxësnve nga rryma ën shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Govori tregoi se gjendja e tyre aktualisht është stabile, teksa njëri ka djegie shumë serioze, njofton Drejt.info.

“Gjendja e tyre për momentin është stabile, përkundër djegieve, kanë plagë djegëse, të shkallës 2A, ndërsa në disa regjione kanë të shkallës 3. Njëri ka shumë djegie, shumë serioze, në disa regjione”, tha Govori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *