Lushtaku: Situata në veri tregon për gjendjen e vështirë të jetesës së shqiptarëve në atë pjesë

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka reaguar pas tensionit të shkaktuar sot në veri të Mitrovicës.

Ai tha se situatat e tilla të cilat nxiten nga Beogradi duhet të dënohen nga ndërkombëtarët, gjersa shton se Kosova duhet të bashkpunojë me aleatët e saj.

“Situata të tilla të nxitura nga Beogradi zyrtar duhen të denohën ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, e njëkohësisht qeveria e Kosovës të ketë koordinim të plotë me aleatët tanë”, ka shkruar ai.
Tutje ai shton se situatat në veri si kjo e ditës së sotme, tregojnë për gjendjen e vështirë të jetesës së shqiptarëve në atë pjesë.
Ndër të tjera, ai  përgëzon punën e Policisë së Kosovës dhe gatitshmërinë e tyre përkundër rrezikut.
“Ngjarjet si kjo sot në veri të Kosovës janë treguesi më i qartë se në çfarë vështirësish jetojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë në atë pjesë.
Krenar me profesionalizmin e Policisë së Kosovës, të cilët edhe përkundër rrezikut të lartë, denjësisht u angazhuan në ruajtjen e sigurisë.
Policëve të plagosur ju uroj shërim të shpejtë, e të shpresojmë që kriminelët të jenë sa më shpejtë në vendin e merituar”, shkruan tutje ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *