Shpëtim Krasniqi, nga Juniku i Deçanit, është intervistuar nga organet e hetuesisë si i dyshuar për veprat penale ‘Krim i organizuar’ dhe ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 37-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor.
Ndryshe, gjatë këtij operacioni, i cili u zhvillua në fillim të muajit, janë arrestuar edhe dhjetë persona të tjerë, të dyshuar për veprat penale të lartcekura.
Krasniqi aktualisht ndodhet në Gjykatë, ku pritet që të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij.
Kujtojmë se organet e drejtësisë kanë qenë dorëlirë me organizatorët e lojërave të fatit, ku shumica fare nuk dërgohen në paraburgim, por lihen të lirë të vazhdojnë aktivitetin e tyre.
Mbetet të shihet nëse një fat të tillë do ta ketë edhe Shpëtim Krasniqi.
