Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara lidhur me intervenimin e Qeverisë në ngjarjet e sotme në veri.
Sipas tij, Kurti po i dhuron Serbisë aleatët e Kosovës.
Ja dhe reagimi i plotë i tij:
Moskoordinimi me aleatë – në veçanti me SHBA-të – është thejsht akt antishtetar.
Kujt i shërben kjo politikë?
Kujt i shërben një Kryeministër si ky?
Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë.
Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur
