Në Polici të Kosovës gjatë së hënës dy persona kanë raportuar lidhur me shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm nga plumbat bredharakë.
Në Prishtinë një person ka raportuar se një plumb bredharak kishte goditur dritaren e një banese, pronari i të cilës ndodhet jashtë shtetit. Rasti tjetër është raportuar në Vitomiricë të Pejës, ku plumbi bredharak nga drejtim i panjohur e ka goditur veturën e tij të parkuar.
Të dyja rastet janë në procedurë hetimore.
