Kurti flet me Borrellin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në lidhje me situatën e fundit në vend, përfshirë situatën paszgjedhore në veri.

Kurti tha se në telefonatën në mesanatë që pati me Borrellin theksoi se “kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.

“Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, tha Kurti.

Kujtojmë se të premten në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, tre kryetarët e rinj të komunave u penguan për të hyrë në zyrat e tyre, ku u desh intervenimi i policisë për të zhbllokuar hyrjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *