Një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it janë vendosur mëngjesin e sotëm afër urës kryesore mbi Ibër, që ndan Mitrovicën Veriore dhe Jugore, si dhe afër ndërtesës komunale në Zveçan.
Gjithashtu, bëhet e ditur se afër komunës së Zveçanit janë të pranishëm edhe një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR-it të kontingjentit polak, të cilët formojnë unazën e parë të “sigurisë” rreth ndërtesës së komunës. Pas tyre, afër vetë ndërtesës së komunës, janë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
