Galatasaray u shpall këtë të martë kampion në Superligën e Turqisë për sezonin 2022/23.
Klubi nga Stambolli ia doli ta rikthej titullin pas katër vjetëve.
Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore sonte në udhëtim ndaj Ankaragucu me rezultatin 1:4, për të siguruar edhe matematikisht titullin.
Milot Rashica u paraqit në këtë ndeshje për 79 minuta, teksa regjistroi një asistim.
“PO NE IA DOLËM. NE JEMI KAMPIONËT”, shkroi Rashica.
