Eto’o i përfshirë në skandalin e futbollit në Kamerun

Futbolli në shtetin e Kamerunit është tronditur nga përgjimet që kanë dal ku është përfshirë federata e futbollit të këtij vendi.

Më saktësisht subjekt i përgjimeve doli të jetë hiq më pak se kryetari i federatës Samuel Eto’o.

Ish futbollisti i Barcelonës e Interit është i përfshirë në kurdisje të ndeshjeve,

Më saktësisht bëhet fjalë për premtimin që i ka dhënë skuadrës Victoria United për promovim në divizionin e parë të ligës së Kamerunit.

Në audion e incizuar ai dëgjohet duke thënë që Victoria duhet të ngjitet në divizion më lartë pasi ky është qëllimi jonë si federatë.

Ndryshe ekipi Victoria United ishte pjesë e fundit të tabelës por arritën të promovohen në divizionin e parë pasi ekipi Stade de Bertoua që ishte i dyti shpall një tërheqje e përgjithshme nga federata e futbollit të Kamerunit.