Fituesja e medaljes së artë olimpike, Majlinda Kelmendi, ka performuar sot në sallën “Minatori” para nxënësve mitrovicas.
Ky aktivitet vjen në kuadër të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”, dhe pjesëmarrës kanë qenë edhe kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani e të tjerë.
“Programi shtetëror “Kosova shtet i xhudos”, bëri bashkë nxënës nga Mitrovica për të takuar kampionen tonë, Majlinda Kelmendi, dhe për të shikuar nga afër teknikat e saj të xhudos”, thuhet në postimin e MKRS-së.
“Energjia dhe entuziazmi i shfaqur nga nxënësit ishte i jashtëzakonshëm, pasi ata me padurim demonstruan çdo pjesë të njohurive të ndara nga vetë kampionia si dhe nga klubi i xhudos në Mitrovicë ‘Trepça’”.
“Me prezencën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministres të Sportit, Daulina Osmani, nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, trajnerit, Driton Kuka dhe anëtarëve të tjerë të Federatës së Xhudos, ky aktivitet ishte vërtet një përvojë unike”.
