18-të vjeçari nga Lipjani, Donik Fazliu, përkundër moshës së tij, ka arritur të korr suksese në fushën e teknologjisë, kjo kur ai ka arritur të mbrojë shumë rrjete sociale na sulme të ndryshme, përmes punës së tij.
Fazliu, ka potencuar se ka interesim që të vazhdojë këtë rrugë tutje, gjersa pretendon edhe për shumë suksese tjera në aspektin teknologjik.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se njohuritë e tij do ti zhvillojë edhe më shumë, kjo gjatë studimeve në degën për shkenca kompjuterike.
Për fund, Fazliu ka inkurajuar të rinjtë që të fitojnë më shumë njohuri rreth Social Media dhe teknologjisë, si dhe të jenë pjesë e tyre në të ardhmën.
