Bebe Rexha së shpejti me këngë shqip

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së shpejti do të sjellë një këngë të saj, në gjuhën shqipe, shkruan Drejt.Info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, në rrjetin e saj social, Instagram.

Ndërkaq, projekti është në bashkëpunim me Dj e njohur, Dj Gimi-O.

“Dj Gimi-O, a duhet ta publikojmë këtë këngë në gjuhën shqipe këtë verë”, ka shkruar Rexha.

Ndër të tjera, pas kësaj, ajo ka vendosur një pjesë të këngës, në të cilën dëgjohet refreni: “Ti je vetëm për mu, a e din sa të du”. Muzikë kjo, e cila lë të kuptohet që i përshtatet atmosferës dhe këngëve popullore shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *