Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është e vetmja konkurrente nga Kosova në spektaklin e shumë shikuar, Big Brother VIP ALbania.
Ajo u fut pak më vonë se banorët e tjerë, por që me qetësinë e saj, kulturën dhe edukatën familjare të treguar, fitoi zemrën e shumë prej ndjekësve të këtij programit dhe rrugëtoi për një kohë shumë të gjatë.
Sot (e martë), Nita ka shënuar ditën e saj të 100-të brenda qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Nitës në Instagram e cila aktualisht mirëmbahet nga familjarët e saj, e cila ka shpërndarë një video të këngëtares ku flet për 100 ditëshin e saj.
Nita për qëndrimin e saj dhe mënyrën se si ka luajtur ka marrë komplimente shumë të mira edhe nga opinionistët e programit.
