Bislimi në takim me “ambasadoren” greke kërkon të dënohet dhuna serbe në veri

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali.

Nw kwtw takim, Bislimi ka theksuar nevojën dhe domosdoshmërinë për dënimin ashpërsisht të sulmeve të bandave kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi ndaj qytetarëve, KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve.

“Në takim u bisedua mbi progresin që Kosova e ka bërë në proceset e integrimit evropian dhe zhvillimin e vendit. Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadoren dhe mbi procesin e dialogut, veçanërisht takimet e mbajtura muajin e kaluar në datat 2 dhe 15 maj”.

“Mbi zhvillimet e fundit dhe situatën në veri të vendit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi nevojën dhe domosdoshmërinë për dënimin ashpërsisht të sulmeve të bandave kriminale të dirigjuara e orkestruara nga Beogradi ndaj qytetarëve, KFOR-it, Policisë së Kosovës e gazetarëve”. ​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *