Telashet e shumta me pronat dhe mosmarrëveshjeve të paleve në lidhje me të, janë mjaft të shpeshta, ku të njejtat din të përfundojnë me konflikte e dhunë fizike, madje disa prej tyre eskalojnë edhe në kërcënime serioze.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Prizren, ku dy vëllezërit Krasniqi, kanë pasur mosmarrëveshje për pronë, njëri prej të cilëve e ka sulmuar fizikisht tjetrin.
Sipas të dhënave të policisë, med dy palëve fillimisht ka nisur një zënkë, për shkak se të njejtit nuk janë “marrë vesh”, i dyshuari bashkë me nipat dhe djalin e kanë rrahur vëllaun e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ndërkaq viktima kishte kërkuar ndihmë nga Policia, duke e denoncuar atë se çfarë kishte ndodhur.
Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policorë si dhe kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
