Qytetarët e Kosovës, kohëve të fundit po përballet me çmime të larta, të cilat dinë të jenë të papërballueshme për ta, marrë parasysh krizën ekonomike dhe inflacionin e shtuar, përgjatë viteve.
Një gjendje më të rënduar ekonomike Kosova e pësoi gjatë pandemisë covid-19 dhe menjëherë pas lirimit të masave çmimet në treg u rriten në këtë trend të rritjeve të çmimeve hyri edhe rritja e çmimeve të derivateve të naftës.
Mirëpo rritja e çmimit të naftës dhe derivate të saj ndikim në gjithë globin pati edhe konflikti Rusi-Ukrasinë por më saë shumti pësoi Kosova e cila edhe ashtu nuk kishte bazë të qëndrueshme ekonomike.
E, ngritja e çmimeve të naftës u morr arsye që edhe produkte tjera bazë të shtrenjtohen e që nuk ndalen ende pavarësisht se kohët e fundit në Kosovë vrehet një rënie e lehtë dita e ditës e çmimit të naftës e derivateve të saja.
Pas disa muajsh shtrenjtimesh e shumë polemikash çmimet e naftës filluan të bien në tregun ndërkombëtar më këtë edhe në Kosovë, dhe aktualisht vlerësohet se çmimet e naftës dhe derivateve të saj janë të njëjta me ato të para 5-6 viteve .
Kjo rënie e çmimeve të naftës mbase iu atribuohet rënies së çmimit në nivel global mbase tregtimi me këto derivate ka edhe çmim me të ulët kjo edhe ulë çmimin e shitjes.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha se është e vërtetë që në Kosovë kemi rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës po thuajse çdo ditë dhe tani kur po flasin këto çmime janë të njëjta me ato që kanë qenë para 5 apo 6 viteve. Tutje ai theksoi se nuk e din mbase edhe mund edhe më rënie të çmimit të naftës por sipas tij kjo rënie e çmimit është drejtë normalitetit.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 apo 6viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.85 cent”, ka thënë ai.
