Kurti uron Distria Krasniqin për vendin e parë në botë për xhudo: Kosova është krenare me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi, për renditjen në vend të parë në ranglistën botërore të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Ai shprehet se Kosova është krenare me të, gjersa thotë se gratë që garojnë në xhudo, kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike.

“Urime Distria Krasniqit për renditjen numër 1 në botë sipas Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (kategoria deri në 52 kg). Gratë që konkurrojnë në xhudo e kanë nderuar vendin me medaljen e parë të artë olimpike dhe vazhdojnë të sfidojnë shanset si atletë lider në botë. Kosova është krenare!”, shkroi Kurti në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *