Osmani takohet me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehet e lumtur që në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin thotë se diskutoi zhvillimet e fundit.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe 🇽🇰🇧🇪”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *