Një 28-vjeçare nga Prizreni ka raportuar në Polici se tash e tetë muaj po përballet me presion nga i fejuari i saj, prej të cilit kërkon që të ndahet.
Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e kërcënon vazhdimisht atë dhe familjen e saj, duke mos e lënë që të largohet nga ai. Viktima është shprehur e pasigurt nga veprimet e partnerit të saj dhe për këtë ajo ka kërkuar që të dërgohet në strehimore.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari nga fshati Tërstenik i Drenasit është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Kanosje’.
