Eugen Cakolli kritikon projektligjin për reformën zgjedhore

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka numëruar një varg kritikash karshi projektligjit për reformën zgjedhore.

Cakolli, këtë projektligj nuk e cilëson reformë zgjedhore, por më shumë e sheh si adresim të disa mangësive të sistemit zgjedhor, ku thotë se janë ndryshime kozmetike dhe shtyrje e interesave të partive politike.

“Duhet të fillojmë me faktin që kjo nuk është sipas vlerësimit tonë reformë zgjedhore, është më shumë adresim i disa mangësive të sistemit zgjedhor, të cilat janë ndryshime kozmetike dhe është shtyrje përpara e interesave të ngushta të partive politike për çështje të cilat janë në interesin e tyre elektoral, dhe të cilat u mundësojnë atyre përfshirje të kandidatëve të caktuar, rritje të votimit preferencial dhe ndërhyrje në punën e institucioneve të pavarura kushtetuese”, tha ai në emisionin “Ditari”.

Cakolli, tha se brenda projektligjit për reformën zgjedhore është dashur të diskutohej edhe çështja e pragut zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *