Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 24 vjetorin e marrëveshjes së Kumanovës ku edhe kapitulloi Serbia e Millosheviqit, ka shkruar se rreshtimi i NATO-s krah UÇK-së tregon për pastërtinë e luftës çlirimtare në Kosovë.
Sipas Haradinajt, mobilizimi i botes perëndimore për ta ndihmuar popullin e Kosovës për liri kanë qenë vendimtare për shtetësinë e Kosovës.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!”, ka shkruar ai në Facebook.
