Unversiteti i Iowas, Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar sot marrëveshje të mirëkuptimit.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it.
Këto marrëveshje do të shërbejnë për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.
