Përfundon seanca e sotme në rastin Thaçi dhe të tjerët, dëshmitari i tetë do të vazhdojë dëshminë edhe nesër

Ka përfunduar seanca e sotme në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Gjatë kësaj seance, ka vazhduar dëshminë e tij dëshmitari i tetë (me kodin 04323).

Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar pyetjet ndaj këtij dëshmitari dhe më pas ka filluar marrjen në pyetje mbrojtja e Thaçit.Seanca ka qenë pothuajse e tëra në sesion privat dhe se pritet që ky dëshmitar të vazhdojë dëshminë e tij edhe ditën e nesërme.