Shërbimi korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se ka larguar nga puna asistentin e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë Sh.H.
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.H, asistent në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.
Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.
