Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.
Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.
Ka vetëm pak ditë që Capital T ka publikuar bashkëpunimin e tij të fundit me Ledri Vulën dhe Majk, i cili titullohet “Yjet dalin natën”.
E duket se shumë shpejt artisti do të vij me një tjetër bashkëpunim të ri dhe si rrallëherë me një artiste dhe ajo është Samanta Karavella. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja, e cila ka postuar një Tik Tok me këngën e re në sfond.
