Capital T përsëri me bashkëpunim, ja se me kë është projekti i rradhës

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm.

Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit.

Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Ka vetëm pak ditë që Capital T ka publikuar bashkëpunimin e tij të fundit me Ledri Vulën dhe Majk, i cili titullohet “Yjet dalin natën”.

E duket se shumë shpejt artisti do të vij me një tjetër bashkëpunim të ri dhe si rrallëherë me një artiste dhe ajo është Samanta Karavella. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja, e cila ka postuar një Tik Tok me këngën e re në sfond.