Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, ka folur në një konferencë për medie, në lidhje me kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga njësitë speciale serbe.
“Ata ishin në territorin e Serbisë, në fshatin Gnjilica në komunën e Rashkës. Anëtarët e Policisë tonë nuk shkelën në territorin e Kosovës dhe nuk shkelën ndonjë marrëveshje ndërkombëtare, sepse nuk shkelën vijën administrative.”
Ai pretendoi se për një gjë të tillë kishte prova dhe se do t’i dorëzonte te ndërkombëtarët.
