Organizatori i “VRAPO PËR AUTIZËM 2023”: Na mungon përkrahja Institutcionale

“VRAPO PËR AUTIZËM 2023”, është njëra ndër aktivitetet që ka për qëllim përkrahjen e fëmijëve me autizëm, i cili do të mbahet përgjatë muajit të korrikut.

Sot në emisionin N’kolon me Shoqën Edonë, i ftuari i rradhës, organizatori i mini maratonës, Burim Krasniqi, dha më shumë detaje rreth këtij aktiviteti, që do të mbahet edhe një muaj.

Krasniqi tha se maradona ka për qëllim vetëdijësim e shoqërisë sonë dhe më gjerë, në mënyrë që t’i pranojnë fëmijët me autizëm ashtu siç janë dhe të kuptojnë botën e tyre.

“Maradona është më e pakëta që mund ta bëjmë e cila ka të bëjë për ngritje të zërit të vetëdijësimit dhe sensibilizimit si dhe të njoftojmë me shumë shoqërinë se si janë punet ose si qëndrojnë fenomenet e ndryshme të shoqërisë… Ne si shoqëri në vendin tonë por edhe në vendet e tjera, duhet të adaptohemi me këtë shoqëri dhe së bashku të kuptojmë jetën e tyre, realitetin e tyre dhe të ju tregojmë se ata nuk janë vetëm por janë së bashku me ne”, tha Krasniqi.

Tutje ai shton se përkundundër ftesës ndaj Qeverisë akoma nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për të i’u bashkuar këtij aktiviteti, gjersa shton se atyre i’u mungon edhe përkrahja institucionale, megjithëse ai beson se ata do gjejnë kohë dhe me pjesëmarrjen e tyre do tregojnë interesim sado pak.

“Kemi pasur mbështetje nga Komuna e Prishtines dhe e Klines si dhe disa komunave tjera, si ajo e Mitrovicës dhe Vushtrrisë dhe po presim mbështetje edhe nga komuna e Obiliqit. Por, shteti nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Ne kemi kontaktuar me ta, presim dhe takime me presidenten, kryeparlamentarin dhe kryeministrin. Besoj që ata do t’i gjejnë pesë minuta kohë dhe ta promovojmë së bashku, në mënyrë që të tregojmë se edhe shteti është i interesuar sado pak për të dhënë kontributin e tij”, shtoi ai.

Ai potencon se nga komuna ka pasur përkrahjen e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, Nënkryetarit Alban Zogaj, deputetë si dhe asaj të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Krasniqi thekson se për dallim nga vitet e tjera, këtë vit është rritur numri i të interesuarve, gjersa shton se fëmijët me autizëm kanë nevojë për mbështetje dhe kushte të mira.

“Për dallim prej viteve tjera, po vjen duke evoluar dhe duke u shtuar numri i pjesëmarrsëve dhe besoj se do të jetë dyfishi i numrit prej vitit të kaluar dhe është duke u pritur mjaftë mirë… Fëmijët, sidomos ata me autizem dëshirojnë kushte shumë, një trajtim më ndryshe, ndërsa ne akoma kemi familje me stigmatizim të cilat hezitojnë të ekspozohen në vende të ndryshme publike shkaku i stigmatizimit”, theksoi ai.

Ndër të tjera, maradona do të fillojë gjatë muajit korrik. Aktivitet ky që do të fillojë që nga ora shtatë e mëngjesit.

Vlen të theksojmë se shitja e biletave po vazhdon akoma, ndërsa çmimi për një biletë është tri euro, gjersa bëhet e ditur se të gjitha paratë e grumbulluara shkohjnë në ndihmë të fëmijëve të prekur me autizëm.