Rama pritet nga Konjufca, pas takimit të gjatë me Osmanin

Ka nisur takimi në mes të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ky takim vjen, pas atij paraprakut ku Rama u prit në presidencë,  nga presidentja Vjosa Osmani, e ku biseda mes tyre ka zgjatur më tepër se që ka qenë e paraparë.

Për dallim prej takimeve me Osmanin dhe Konjufcën, Rama nuk ka të ngjarë të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.