Komuna e Mitrovicës ndihmon me nga 2500 euro familjet e prekura nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, ka njoftuar se janë ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet që ndodhën në muajin janar në këtë komunë.

Hamza tha se vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Ai theksoi se shuma e përgjithshme e kompensimeve për këto familje është gjysmë milioni eurove.

“Pagesat prej 2500 eurove për familje janë ekzekutuar dhe qytetarët e prekur nga vërshimet, ato mjete, do t’i kenë në llogaritë bankare përkatëse të tyre”, tha numri një i Mitrovicës.