Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar nga akuzat ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.
Klankosova.tv e ka siguruar edhe vendimin lirues për Todosijeviqin.
Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për nxitje të urrejtjes, përçarjes, ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
Ivan Todosijeviq më 24 mars 2019-të, Masakrën e Reçakut e kishte quajtur si “shpikje dhe trillim nga ana e shqiptarëve”.
