Ky është vendimi lirues për ish-ministrin Ivan Todosijeviq

Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar nga akuzat ish-ministrin e Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Klankosova.tv e ka siguruar edhe vendimin lirues për Todosijeviqin.

Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për nxitje të urrejtjes, përçarjes, ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Ivan Todosijeviq më 24 mars 2019-të, Masakrën e Reçakut e kishte quajtur si “shpikje dhe trillim nga ana e shqiptarëve”.